Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Romës si mysafir në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Romës si mysafir në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Të dy skuadrat kishin raste para golit, Roma me Romelu Lukakun, ndërsa gjermanët me Florian Wirtz.

Ky i fundit, arriti të hap ndeshjen në minutën e 28-të pas një gabimi në mbrojtjen e Romës, kur Grimaldo rrëmbeu një top dhe pasoi te Wirtz, i cili përballë Svilar nuk gabon, duke tundur rrjetën e italianëve për 1-0.

Pas golit kishte raste të tjera me Alejandro Grimaldo dhe Jeremie Frimpong, që rrezikuan portën e Romës.

Lorenzo Pellegrini ka mundur të barazojë shifrat për Romën.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë, të skuadrat kishin raste, ku Piero Hincapie rrezikoi për gjermanët, ndërsa Bryan Cristante kërkoi portën për Romën.

Kur pritej që Roma të barazonte shifrat, në skenë doli Robert Andrich i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.

Sardar Azmoun  ka mundur të zbusë shifrat për Romën, por gjuajtja e tij nuk qëlloi cakun.

Bayer Leverkusen me këtë fitore bën hap të madh drejt finales, pasi që Roma do ta ketë të vështirë të kthehej këtë rezultat. /Telegrafi

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika