Qeveria fronti kryesor i rezistencës ndaj Asociacionit, sipas këshilltarit të Kurtit

Këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj, ka thënë se se “në vigjilje të ditëlindjes së 15-të të shtetit tonë, është mirë të pauzojmë për një moment dhe të reflektojmë se përse gjendemi në një moment kaq delikat të presionit nga miqtë e aleatët tanë për të themeluar një asociacion një etnik”

Jeton Zulufaj, këshilltari i kryeministrit, kryeministri, Albin Kurti (Ilustrim)

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se rezistenca më e madhe që po i bëhet themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është Qeveria.

Sipas tij, VV-ja edhe kur ishte në opozitë ishte fronti kryesor kundër Asociacionit.

“Sa ishin në qeveri opozita e tanishme, rezistenca më e madhe ndaj Asociacionit një-etnik ishte në opozitë e demonstruar më së miri në demonstratën gjithë popullore të thirrur nga Vetëvendosje! “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.  Tash që janë në opozitë, rezistenca më e madhe ndaj Asociacionit mbetet qeveria”, ka thënë ai.

Zulfaj theksoi se Kosovës po i bëhet më shumë presion se sa Serbisë, pasi në Kosovë po shohin më shumë potencial për kompromise.

“Në Kosovë shohin potencial për kompromise e koncesione ndaj Serbisë më shumë jashtë qeverisë se sa në Serbi. Prandaj edhe i bëjnë presion më shumë Kosovës se sa Serbisë”, ka shkruar Zulfaj në Facebook.

Ai tha se pse duhet të paguajë Kosova çmimin për gënjeshtar e Vucicit, sipas tij “shkëputja e Serbisë nga Kremlini (shumë e dyshimtë, gjithsesi) është e mirë për vetë Serbinë, s’ka pse paguajmë ne për këtë”.

“Vuçiqi po e gënjen perëndimin që mund të shkëputet nga Kremlini. Por edhe nëse kjo është e vërtetë, pse Kosova duhet të paguajë çmim?”

Zulfaj theksoi se edhe pse në Kosovë janë mbi 93 për qind shqiptarë nuk ekziston asnjë institucion e agjenci qeveritare shqiptare, pasi Kosova u shpall shoqëri multi-entikne.

“Rrjedhimisht kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë asnjë institucion shqiptar e nuk mund ta parashoh e pranojë asnjë institucion serb, rom, boshnjak, turk, goran, ashkali, egjiptian. Është ligj i natyrës që një objekt gjatë udhëtimit të tij nga destinacioni A në destinacion B, ndjekë rrugën e rezistencës më të vogël (least resistance path)”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika