Policia e gjen të vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur një burrë të vdekur në shtëpinë e tij. Ndërsa, u theksua se rasti vazhdon të hetohet

Policia e Kosovës

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, pasditen e së enjtes. Sipas raportit 24 orësh, ai jetonte i vetëm.

Policia ka bërë me dije se rastin e ka raportuar një grua, e cila ka thënë se ka rreth një javë që nuk ka arritur të kontaktojë me të.

Me të arritur aty, nga stafi mjekësor e kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Ndërkaq, PK njofton se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti ka ndodhur të enjten afër orës 18:00 në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika