Tre të vdekur nga aksidenti i një autobusi në Slloveni

Si pasojë e një aksidenti rrugor kanë mbetur të vdekur tre persona në Slloveni

Aksidenti në Slloveni

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Pomurska në Slloveni.

Si pasojë e rrokullisjes së autobusit, i cili ishte i mbushur me pasagjerë, kanë mbetur të vdekur të paktën tre persona.

“Policia sllovene ka njoftuar se pak minuta pas orës 5 të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Pomurska afër kryqëzimit të Lipovcit në drejtim të Mariborit”, shkruan mediumi 24ur.

Aksidenti ne Slloveni

Gjatë hetimit të policisë në vendin e aksidentit, numri i të vdekurve ka shkuar në tre, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja (jo sllovene), derisa shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika