Arifi: Do të dorëzoj kallëzim penal për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga KBSh

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se të martën e shtatë shkurtit do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KBSh).

Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për siç ka thënë ai, keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Arifi në një komunikatë dërguar mediave.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika