FSK ende në përpjekje për ta shpëtuar nënën e vajzës 2-vjeçare në Turqi

Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është dërguar në Turqi për ndihmë pas tërmetit, e ka shpëtuar një vajzë dyvjeçare.

Pos saj, ata kanë identifikuar edhe nënën e vajzës, e cila ende gjendet nën rrënoja.

Në një komunikatë për media, thuhet se ekipet e Kërkim – Shpëtimit të FSK-së që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në qytetin Hatay të Turqisë.

“Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dyvjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj, që është e ngujuar në rrënoja”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se janë duke u bërë përpjekje maksimale për shpëtimin e gruas.

“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dyvjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj, që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke u dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë”, ka thënë ai.

Ekipi i FSK-së në Turqi, sipas komunikatës, është duke i dhënë prioritet vendeve ku janë idenfitikuar se ka persona të gjallë.

“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke u dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftim.

Më shumë se 11,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore kanë vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.8. Zyrtarët citojnë 8,574 vdekje në Turqi dhe 2,660 njerëz të konfirmuar të vdekur në Siri.

Ekipet e shpëtimit atje janë duke e pasur problem identifikimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve për shkak të motit të papërshtatshëm që po mbizotëron në ato zona.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika