VV mburret për qeverisjen dy-vjeçare të saj, thotë se ka qeverisur pa korrupsion

Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, në dy-vjetorin e fitores në zgjedhjet e fundit parlametare ka thënë se nën qeverisjen e tyre Kosova ka pasur arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit e reformim të institucioneve.

VV-ja, tha se me fitoren e 14-shkurtit qytetarët janë shpërblyer me një qeveri pa korrupsion.

“Me qeverisjen e re Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit dhe reformim të institucioneve. Sakrifica e mijëra aktivistëve është shpërblyer e po shpërblehet me një shtet që nuk vjedh, me një shtet që i shpërndan rezultatet e rritjes ekonomike tek qytetarët, përmes pakove të rimëkëmbjes ekonomike, subvencioneve dhe mbështetjes së punësimit të të rinjve e grave”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Sipas VV-së, fitorja me 14 shkurt nuk ishte përfundim por nisje e një projekti të rëndësishëm kombëtar.

“Rezultati i 14 shkurtit 2021 nuk ishte përfundim, por vetëm nisje e një projekti i cili do të jetë gjithmonë ngushtësisht i lidhur me idealet kombëtare e vlerat shoqërore të cilat i frymëzojnë aktivistët tanë dhe shumë nga qytetarët e Kosovës. Prandaj 14 shkurtin nuk e kujtojmë me nostalgji, por me energji. Ajo nuk është data kur mbaroi aktivizmi për të nisur zyrtarizmi, por data kur aktivizmi u zgjerua në mjetet e qëllimet e veta, për të mirën e Atdheut”, thuhet në njoftim.

Në zgjedhjet e fundit LVV-ja kishte arritur të fitonte mbi 50% të votave parlamentare.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika