Mehaj fton të rinjtë të aplikojnë për pjesëtarë të operacioneve Speciale të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se gjatë muajit shkurt operacionet Speciale të FSK-së do të zhvillojnë procesin selektues i cili përzgjedh vajzat e djemtë e FSK-së që dëshirojnë të bëhen operatorë të së ardhmes.

Sipas tij, në këtë mund të marrin pjesë të gjithë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1).

“Pas këtij procesi, ushtarakët e përzgjedhur kanë mundësinë të vazhdojnë Kursin Bazë të Forcave Speciale në Republikën e Shqipërisë. Tregoni potencialin tuaj dhe bëhuni pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se pjesëtarët e përzgjedhur do të kenë mundësinë për trajnime në fusha të ndryshme me partnerët tanë lokalë dhe ndërkombëtarë, duke shkëmbyer përvoja dhe shkathtësi në mënyrë që vendi ynë të gëzojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

“Të qenurit Operator Special nënkupton që duhet të jeni i motivuar, me guxim të palëkundur, të kesh aftësi bashkëpunuese dhe të menaxhoni në situatat me presion të lartë. Zhvillimi i karrierës suaj është në dorën tuaj. Shërbeni paqes dhe stabilitetit brenda dhe jashtë vendit në mënyrë profesionale krah për krah me njësinë tjera elitare të FSK-së”, shtoi Mehaj.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika