Konsumerizmi e ekspozimi i shpejtë që shkakton “Big Brother”, tendencë për të shkaktuar krizë personaliteti te pjesëmarrësit

    Sociologu, Jeton Brajshori, në një intervistë për Portalin Dukagjini ka folur rreth ndikimit të ekspozimit në shfaqjen televizive “Big Brother”, duke treguar gjithashtu arsyen se pse ka marrë vëmendje të madhe një format i tillë në Kosovë e Shqipëri, theksuar se "Big Brother gjithmonë merr vëmendje tek vendet të cilat janë të varfra dhe ku papunësia është në kulminacion. Këtë mediat e shfrytëzojnë maksimalisht duke na e servuar këtë show gjatë dimrit, ku dita është e shkurtës dhe jashtë bën ftohtë, në këtë mënyrë shumica e njerëzve janë brenda shtëpive të tyre në pamundësi të bëjnë ndonjë punë tjetër"

    Logoja e "Celebrity Big Brother" 2010

    Teknologjia dhe media kanë ndikuar thellësisht në shpejtësinë e përpunimit dhe shpërndarjes së informacionit në shoqërinë moderne.

    Ky ndikim është bërë më i theksuar me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, të cilat kanë mundësuar komunikimin në mënyra që më parë ishin të pamundura.

    Kjo ka bërë që informacioni të arrijë shumë shpejtë tek publiku, duke krijuar një atmosferë të frytshme për lindjen e personazheve të famshëm dhe të programeve të televizionit si “Big Brother”.

    Tjetri në “Big Brother” nuk është ferri, është burim për të shuar etjen për punët e tjetrit

    Sidoqoftë, ky ndikim i shpejtësisë dhe ekspozimit të shumë njerëzve në media mund të ndikojë në personalitetin e tyre dhe të shkaktojë disa krizat psikologjike.

    Zygmunt Bauman, një sociolog i njohur polak, ka diskutuar për këtë temë dhe ka shprehur shqetësimin e tij rreth krizave të personalitetit që mund të shkaktohen nga ekspozimi në media dhe rrjete sociale.

    “Liquid Modernity”, Zygmunt Bauman

    Në këtë kontekst, ai në librin “Liquid Modernity” shkruan se programe si “Big Brother” mund të ndikojnë në personalitetin e pjesëmarrësve, pasi ata ndodhen nën presionin e konsumatorëve dhe ndjehen të detyruar të tregojnë një imazh të caktuar për të fituar vlerësimin e publikut.

    Në lidhje me “Big Brother” në librin tjetër “Liquid Times: Living in an Age of Uncertainty”, Bauman mund të argumentojë se pjesëmarrësit e këtij show-i janë objekte të mediave, të cilat janë përdorur për t’u shfrytëzuar për qëllime profitabile.

    “Liquid Times: Living in an Age of Uncertainty”, Zygmunt Bauman

    Pjesëmarrësit nuk janë më njerëzit që kanë personalitet të qartë, por janë bërë personazhe në një skenë televizive, që duhet të ofrojnë gjithnjë spektakël dhe t’i mbajnë të interesuar spektatorët.

    Zygmunt Bauman, sociolog polak

    Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit janë duke u eksponuar para një publiku të gjerë dhe kanë mundësinë për të fituar famë dhe pasuri, por kjo mund të vijë me një kosto të madhe. Ata mund të humbasin integritetin e tyre dhe t’i ndikojnë personalitetet e tyre në mënyra të papritura dhe të dëmshme.

    Sociologu kosovar, Jeton Brajshori thekson se mund të ketë çrregullim personaliteti, për shkak të ndikimit të kësaj fame që i jep një format si “Big Brother”.

    “Ka mundësi të ketë çrregullim personaliteti sepse varësisht lojës se sa ka mundur që jep ndokush brenda, ai person do të bëhet i famshëm dhe do të gjykohet nga shoqëria si për mirë ashtu edhe për të keq. Pra, këta persona mund të paragjykohen, të bullizohen vazhdimisht dhe kjo do të ndikoj në personalitetin e tyre”, ka thënë Brajshori në një intervistë për Portalin Dukagjini.

    Brajshori thekson se një format si ‘Big Brother’ nuk është i përshtatshëm për persona introvert dhe asocial.

    “ ‘Big Brother’ nuk është format për persona introvert dhe asocial sepse duhet të ketë komunikim dhe debate të forta. Secili duhet të komunikoj me njëri tjetrin pa marrë parasysh se sa përshtaten si tipa. Marrëdhënia e tyre përbrenda në shumicën e rasteve është fallco dhe bëhen aleanca vetëm për lojë. Për këtë arsye shumica e tyre nuk mbajnë kontakte me njëri tjetrin sepse, i kthehen jetës së tyre që e kane patsur para hyrjes në ‘Big Brother’ ”, ka shtuar ai.

    Ndërsa, sa i përket vëmendjes së madhe që ka marrë “Big Brother”, Brajshori, thekson se kjo ndodhë më shumë te vendet të cilat janë të varfëra dhe ku papunësia është në shkallë më të lartë.

    “ ‘Big Brother’ gjithmonë merr vëmendje tek vendet të cilat janë të varfëra dhe ku papunësia është në kulminacion. Këtë mediat e shfrytëzojnë maksimalisht duke na e servuar këtë show gjatë dimrit, ku dita është e shkurtës dhe jashtë bën ftohtë, në këtë mënyrë shumica e njerëzve janë brenda shtëpive të tyre në pamundësi të bëjnë ndonjë punë tjetër. Po të ishte ky format gjatë stinës së verës me siguri se shikueshmëria do të ishte përgjysmuar”, ka thënë Brajshori.

    Jeton Brajshori, Ligjërues i sociologjisë në Kolegjin AAB

    Intervista e plotë e sociologut, Jeton Brajshori për Portalin Dukagjini:

    Dukagjini: A është “Big Brother” një tregues i ndryshimit të kulturës sonë në mënyra që nuk ishin të mundshme në të kaluarën?

    Brajshori: “Big Brother” në formatin e reality show-it  tek ne ka qenë edhe më herët por, me emër tjetër! Të njëjtat ngjarje dhe ndodhi që kanë ndodhur atëherë, po ndodhin tash. Pra, që nga paslufta në përgjithësi kultura jonë ka qenë e ndikuar nga kultura perëndimore. Me mijëra migrant të kthyer në vendlindje pas luftës kanë sjellur edhe stile të ndryshme jetese të cilën rinia jonë e ka inkorporuar në shoqëri, gjë e cila vazhdon edhe sot!

    Dukagjini: A është “Big Brother” një tregues i mënyrave se si pushteti na e rregullon jetën tonë të përditshme?

    Brajshori: Edhe pse “Big Brother” si format televiziv është marrë nga novela dystopiane “1984”, kjo nuk do të thotë se pushteti në ditët e sotme mund të ketë jetën e dikujt nën kontroll përmes kamerave, sot statusi socio-ekonomik është determinues për shoqërinë dhe këtu ka gisht pushteti!

    Dukagjini: Si ndikon “Big Brother” në formimin e një qëndrimi të njerëzve ndaj kamerave të vëzhgimit?

    Brajshori: Eksperimentet e tilla përmes kamerave janë bërë shumë më herët (Stanford prison experiment) ku rezultatet kanë qenë shqetësuese. Sot është bërë në formë loje ku shumë gjëra janë të ndaluara sikurse dhuna.

    Dukagjini: A është “Big Brother” një tregues i mënyrave se si shoqëria e përdor median për të kontrolluar dhe influencuar njeriun?

    Brajshori: Secili nga ne e gjen vetën te ndonjë personazh i “Big Brother” dhe mediat këtë e shfrytzojn për mrekulli duke ndikuar direkt në individin dhe fal rrjeteve sociale gjithçka po shpërndahet me shpejtësi të dritës, ku përfituesit më të mëdhenj janë mediat të cilat po interpretojnë sipas interesave të veta.

    Dukagjini: Si trajtohet marrëdhënia e personave në “Big Brother” ndaj njëri-tjetrit dhe si kjo ndikon në ndërtimin e marrëdhënieve të tyre jashtë show-it?

    Brajshori: “Big Brother” nuk është format për persona introvert dhe asocial sepse duhet të ketë komunikim dhe debate të forta. Secili duhet të komunikoj me njëri-tjetrin pa marrë parasysh se sa përshtaten si tipa. Marrëdhënia e tyre përbrenda në shumicën e rasteve është fallco dhe bëhen aleanca vetëm për lojë. Për këtë arsye shumica e tyre nuk mbajnë kontakte me njeri-tjetrin sepse i kthehen jetës së tyre që e kanë pasur para hyrjes në “Big Brother”.

    Dukagjini: A mundet ketë shkarje (kriza) në identitetin e një pjesëmarrësi, më atë se çka ishte  para se të hynte në “Big Brother”, me atë që ai krijon brenda shtëpisë dhe kështu mund të kemi “personality disorder’ pasi të dalë nga shtëpia?

    Brajshori: Ka mundësi të ketë çrregullim personaliteti sepse varësisht lojës se sa ka mundur të jep ndokush, brenda ai person do të bëhet i famshëm dhe do të gjykohet nga shoqëria si për mirë ashtu edhe për të keq. Pra, këta persona mund të paragjykohen, të bullizohen vazhdimisht dhe kjo do të ndikoj në personalitetin e tyre.

    Dukagjini: Banorët e “Big Brother”, a mund të jenë subjekte studimi dhe eksperimentimi për njerëz të fushave si psikologjia, neuroshkenca e sociologjia pra, të shihet se si ambientohet njeriu në një vend të vëzhguar tërë kohën?

    Brajshori: Po këta persona mund të jenë objekt studimi. Sjelljet e tyre brenda shtëpisë dhe se si sillen jashtë janë me interes për shkencën duke studiuar sjelljet tyre dhe ndikimin që kanë në shoqëri mund të modifikohen teoritë e sjelljes njerëzore.

    Dukagjini: Si shpjegohet vëmendja e madhe nga shoqëria që po merr “Big Brother” si shfaqje televizive në Kosovë dhe Shqipëri, duke marrë parasysh zhvillimet që po ndodhin dhe krizat që po i përjetojmë?

    Brajshori: “Big Brother” gjithmonë merr vëmendje tek vendet të cilat janë të varfëra dhe ku papunësia është në kulminacion. Këtë mediat e shfrytëzojnë maksimalisht duke na e servuar këtë show gjatë dimrit, ku dita është e shkurtës dhe jashtë bën ftohtë, në këtë mënyrë shumica e njerëzve janë brenda shtëpive të tyre në pamundësi të bëjnë ndonjë punë tjetër. Po të ishte ky format gjatë stinës së verës me siguri se shikueshmëria do të ishte përgjysmuar.