Arrestohen tre të dyshuar për prostitucion në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar në Prishtinë për "Mundësim apo detyrim në prostitucion"

Policia e Kosovës (ilustrim)

Tre persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka kontrolluar një lokal dhe ka konfiskuar materiale nga vendi si dëshmi.

Të dyshuarit, një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar tre persona të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar/e nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare të gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe një shumë parash. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika