Pse nuk e riemëroi Kurti zëvendëskryeministër? Tregon Haki Abazi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili në mandatin e kaluar ishte emëruar zëvendëskryeministër i Kosovës, ka treguar se ishin marrë vesh me kryeministrin Albin Kurti që të vazhdohet njëjtë edhe në qeverinë e ardhshme.

Por, sipas tij, premtimin nuk e ka mbajtur Kurti, i cili, sipas tij, është arsyetuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ai nuk ka marrë shumë vota dhe për këtë arsye nuk është riemëruar në atë pozitë.

“Premtimi ka qenë që do të vazhdojmë njëjtë, dhe pas rezultateve, më ka thënë Kurti ‘ke marrë vota pak dhe nuk mund të përfshihesh në Qeveri’. Pyetja ime ka qenë se sa vota ka marrë Bislimi e Rizvanolli që s’kanë qenë pjesë e listës fare”, ka thënë ai.

Arsyeja se pse ai ka marrë pak vota, Abazi ka thënë se është për shkak të “luftës speciale” në rrjete sociale që është bërë kundër tij.

Ai ka thënë se ka pasur organizim që ai të eliminohet nga lista e deputetëve.

“Më vonë kam kuptuar luftën e brendshme speciale që është organizuar kundër emrit tim për të më eliminuar nga lista e deptuetëve, kjo është arsyeja që nga zv.kryeministri mezi arrita të bëhem deputet”, ka thënë ai.

Abazi ka deklaruar se deputetet Mimoza Kusari – Lila dhe Fitore Pacolli kanë tentuar që ai të mos emërohet në asnjë komision, derisa ka shtuar se emërimi i tij është bërë sepse kanë pasur frikë se nuk do ta votojë për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika