Rama: Me pasuritë turistike krenohemi e vlerësohemi, ato po sjellin një rritje të numrit të turistëve si kurrë më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vëmendja ndaj ruajtjes së bukurive natyrore përkthehet në vlerë dhe pasuri turistike, duke shtuar se po krenohen e vlerësohen çdo ditë e më shumë me pasuritë turistike, të njëjta po vendosen "në faqet e mediave më prestigjioze botërore, me një rritje të numrit të turistëve si kurrë më parë"

Pasuritë turistike të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se 23 vjet më parë, liqeni i Prespës është shpallur “Park Kombëtar”, ndërsa 24 vjet më parë, liqeni i Pogradecit u shpall zonë e mbrojtur me statusin “Peizazh i Mbrojtur”.

Kryeministri Rama ka thënë se liqeni i Pogradecit është pjesë e sitit të trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s.

Foto e postuar në llogarinë e kryeministrit Rama

“Kjo vëmendje ndaj ruajtjes së bukurive të natyrës sonë, bashkë edhe me nismat e pastrimit, përkthehen në vlerë dhe pasuri turistike”, ka shtuar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar me pasuritë turistike krenohen dhe vlerësohen çdo ditë e më shumë në faqet e mediave më prestigjioze botërore.

Mes tjerash, kryeministri Rama ka potencuar se kjo sjell një rritje të numrit të turistëve “si kurrë më parë”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika