Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “France24” ka thënë se është shumë optimist për një marrëveshja me Serbisë e cila mund të ndodhë gjatë vitit 2023.
Kurti gjithashtu ka folur për takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet më 27 shkurt në Bruksel, duke shprehur optimizmin e tij për këtë takim se mund të ketë rezultate.
”Mendoj se takimi i ardhshëm do të tregojë se sa shpresëdhënës mund të jemi për këtë vit. Unë jam optimist. Jam shumë optimist se mund të ketë një marrëveshje këtë vit”, ka thënë Kurti, duke shtuar se është shumë i përkushtuar drejt arritjes së kësaj marrëveshje.
