Konjufca takon ambasadorin e Pakistanit, diskutojnë për zhvillimet aktuale politike

I pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ambasadorin e Pakistanit, me të cilin, ka diskutuar për zhvillimet politike aktuale, si dhe ka shkëmbyer mendime për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha dhe sektorë të ndryshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin jorezident për Kosovën të Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, në takimin mes tyre është diskutuar për marrëdhëniet miqësore dhe për zhvillimet politike aktuale.

Po ashtu, sipas njoftimit, mes tyre janë shkëmbyer pikëpamje në lidhje me mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha dhe sektorë të ndryshëm me interes të ndërsjellë.

Konjufca gjatë takimit i ka vlerësuar të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe ka theksuar se Republika e Kosovës është e vendosur për forcimin e lidhjeve miqësore dhe avancimin e bashkëpunimit me Pakistanin, përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave parlamentare.

“Duke u shprehur mirënjohës ndaj shtetit pakistanez, kryetari i Kuvendit po ashtu kërkoi vazhdimin e përkrahjes për anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ambasadori Junaid, i cili shërben si ambasador rezident në Turqi, pasi e ka falënderuar kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, ka konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit të Pakistanit për Republikën e Kosovës dhe ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e raporteve mes të dyja shteteve.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika