Arrestohen dy policë në Mal të Zi lidhur me keqtrajtimin e shtetasit shqiptar

Policia malazeze ka konfirmuar se dy zyrtarë policorë në Mal të Zi janë arrestuar për shkak të keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar në pikën kufitare në Sukobinë, e cila lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë

Ilustrim

Dy policë në Mal të Zi janë arrestuar për shkak të keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar në pikën kufitare në Sukobinë, e cila lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë, konfirmoi Policia malazeze më 22 shkurt.

Arrestimi i zyrtarëve policorë u bë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria në Ulqin, ku thuhej se ata kishin kapur me forcë fytyrën e shtetasit shqiptar, Petraq Milo.

“Ata dyshohen për veprën penale të keqtrajtimit që nënkupton përdorim të tepruar të forcës”, ka thënë Policia e Malit të Zi, raporton REL.

Sipas disa videove të publikuara nga mediat malazeze më 21 janar, policë të Malit të Zi shihen duke nxjerrë me forcë nga makina Milon, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.

Këto incizime besohet se datojnë që nga 15 janari dhe në të, sipas partisë shqiptare në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, shfaqet shtetasi shqiptar, Petraq Milo, që keqtrajtohet nga zyrtarët policorë.

Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikën monetare, është kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, por nuk ka dashur që të prononcohet për rastin.

Ai shkurtimisht ka thënë se “po e ndjek [rastin] në rrugën institucionale”.

Më 22 shkurt, kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se për këtë rast “janë ndërmarrë masa”.

Por ka shtuar se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, u shpreh Abazoviq.

Abazoviq tha se shpërndarja e videove në këtë kohë lidhet me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

“Derisa i afrohemi 19 marsit, prisni shumë më shumë video, grafitë, nacionalizëm, tensione, një atmosferë të keqe në raport me boshnjakët, shqiptarët, pakicat”, tha Abazoviq.

Ky incident ka nxitur reagime në Mal të Zi, sidomos nga partitë shqiptare.

Të mërkurën, reagoi edhe kreu i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, duke pyetur se a duhet t’i vijë turp që ka pasaportë malazeze.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika