Haradinaj shpreh ngushëllimet për aksidentin tragjik në Shtime

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Ferizaj - Shtime. I njëjti ka shprehur ngushëllimet e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave nga aksidenti i së mërkurës, në Shtime.

4 persona kanë ndërruar jetë në një aksident të mërkurën në magjistralen Ferizaj-Shtime, gjersa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Disa figura politike kanë reaguar lidhur me aksidentin e një ndër ta, edhe kryetari Haradinaj.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Shtime. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit”, ka shkruar Haradinaj.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e së mërkurën në rrugën Ferizaj-Shtime, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur katër persona.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat, për arsye deri më tani të panjohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat e tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të panjohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat e tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në raport.

Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete.

Ndërsa, tre të lënduar të tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika