Kandiq i propozon Vuçiqit që takimin me Kurtin ta nisë me ndërtimin e memorialit në Batajnicë, në kujtim të viktimave civile shqiptare të vrarë gjatë luftës

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka dalë me një porosi për presidentin serb Aleksandër Vuçiq, para takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Në prag të takimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, ka reaguar drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq.

Ajo i ka propozuar Vuçiqit, që takimin ta nisë me një deklaratë, që ka të bëjë me ndërtimin e një memoriali në Batajnicë, ku u groposën dhe dogjën kufomat e viktimave civile shqiptare të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Kështu ka shkruar ajo në një postim në llogarinë e saj në Twitter.

“Nëse takimi në Bruksel nis me deklaratën e Vuçiqit se Serbia do të ndërtojë një memorial në territorin e kampit të Njësisë Antiterroriste Serbe në Batajnicë në kujtim të 800 personave, të vrarë në Kosovë, të transferuar në kampin e policisë, ku përmes makinerisë dhe zjarrit u rrafshuan me tokë, do të fillonte ‘normalizimi’ i raporteve”, shkroi Kandiq.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, është bërë e ditur se fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Këto takime do të fillojnë në orën 15:00 dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.

“Në takim do të diskutohet për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit bëhet e ditur se do të ketë deklaratë për media nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe Kurti edhe Vuçiq.

Ndryshe, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të pranojnë propozimin evropian, si rrugë për normalizim të marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika