Transferimi i lëndëve nga Gjykata e Mitrovicës, avokatët kundër

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që t’i transferojë 83 lëndë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, në gjykata të tjera në vend. KGJK e ka arsyetuar këtë vendim, duke thënë se po duan të sigurojnë një gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor. Avokatët janë duke e kundërshtuar vendimin

83 lëndë i ka transferuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj.

Gjithë këto lëndë u transferuan për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve në Themeloren e Mitrovicës, pas dorëheqjes së serbëve.

“Është vërejtur se është e pamundur që lëndët të shqyrtohen brenda një afati të arsyeshëm kohor aq më tepër kur në mesin e disa lëndëve ka pasur lëndë që kanë qenë me paraburgim”, thuhet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në një përgjigje të KGJK-së theksohet se disa prej lëndëve kanë të bëjnë me raste të krimeve të luftës.

Vendim nuk u ka pëlqyer avokatëve që kanë raste në këtë Gjykatë.

Për avokatin Mahmut Halimi, KGJK bëri gabim me marrjen e këtij vendimi.

E avokati tjetër, Kadri Osaj, thekson se problemi më i madh do të paraqitet me dëshmitarët.

Ditë më parë, avokati Halimi tregon se kërkoi një sqarim për këtë vendim, por nuk u pajtua me arsyetimin e institucioneve.

Ndërsa Këshilli Gjyqësor akoma nuk ua ka aprovuar dorëheqjet gjyqtarëve serb, të cilët prej gati tre muajsh kanë dorëzuar punën.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika