Bislimi: Kosova nuk mund ta krijojë Asociacion me kompetenca ekzekutive

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, në një linjë me Kosovën, sa i përket kësaj çështjeje, është edhe Bashkimi Evropian.

“Ka një harmoni mes qëndrimeve edhe të Bashkimit Evropian, edhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Kosova nuk mund të krijojë asnjë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe mendoj se kjo është e qartë edhe për zotin Vuçiq”, tha ai.

Bislimi deklaroi se Asociacioni është negociuar nga qeveritë e kaluara, teksa përsëriti se ai nuk mund të jetë pushtet i tretë.

“Në fakt ai është një obligim që është pranuar nga një ish-qeveri në të kaluarën, rrjedhimisht është negociuar. Ne për Asociacionin nuk negociojmë, ajo që ne po themi është që ka dakordim mes palës tonë dhe asaj ndërkombëtare, dhe kjo është dokumentuar me një letër të znj.Mogerini në vitin 2015, i ka dërguar institucioneve të Republikës së Kosovës, ku thuhet se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha ai.

Sipas tij, edhe në pikën dy, thuhet qartë se çfarëdo trupe që krijohet në Kosovë, çfarëdo emri që gjendet për të, ai nuk mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën dhe kornizën ligjore të Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika