Kurti: Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet

"Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset dhe siç është shprehur ai, Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021, krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022, krahasuar me 2021", kështu ka deklaruar kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, të enjten kanë pritur në takim kryetarin e Bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Özdemir, si dhe drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim është diskutuar për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset, dhe siç është shprehur ai, Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021, krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022, krahasuar me 2021.

Sipas njoftimit të ZKM, Çalık dhe Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika