Pezullohet nga puna një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, dyshohet për ryshfet

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka pezulluar nga puna një zyrtar të tij, i cili dyshohet për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se e ka pezulluar nga puna zyrtarin me iniciale Sh.G. i cili dyshohet se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke marrë ryshfet.

“ShKK njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e ryshfetit'”, thuhet në njoftim.

Vendimi për pezullim, sipas ShKK-së, është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe se menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat janë duke u marrë me rastin.

Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

“Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren me rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika