Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për një president të ri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se në takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka parë vullnetin e LDK-së për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Pas takimit, Kurti e ka cilësuar diskutimin si konstruktiv, duke thënë se palët kanë diskutuar për kriteret që duhet t’i përmbushë figura e presidentit apo presidentes.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive edhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar nga disa këndvështrime për profilin e presidentit të ardhshëm, duke përfshirë vlerat, meritat dhe kontributet e mundshme të kandidatit.

Sipas Kurtit, vullneti për arritjen e një marrëveshjeje duhet të jetë arsye për optimizëm lidhur me tejkalimin e ngërçit politik.

Ky ishte takimi i katërt ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike për tejkalimin e krizës institucionale.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika