Dokumentet e falsifikuara në ambasada, qytetarët rrezikojnë 4 vjet burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se kohët e fundit ka vërejtur një numër më të lartë të rasteve të falsifikimit të dokumenteve, të cilat përdoren për t’u pajisur me vizë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, një vepër e tillë mund të dënohet deri në katër vjet burgim

Interesimi i lartë i kosovarëve për t’u pajisur me viza të vendeve të ndryshme evropiane, ka bërë që edhe keqpërdorimet në këtë proces të rriten.

Ambasadat e huaja në Kosovë muajt e fundit kanë raportuar në Polici shumë raste të pranimit të dokumenteve të falsifikuara nga aplikantët.

Ndër to, sipas Policisë, është dokumenti i kursimeve pensionale në Trust, pasqyra bankare, si dhe certifikata e gjuhës gjermane.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime të rënda për të gjithë ata që shpallen fajtor.

“Me këto veprime të personave të caktuar, përfshihen tri vepra penale, e para që ka të bëjë me mashtrimin, e dyta me falsifikimin, kurse e treta me legalizimin e përmbajtjes së rreme. Të gjitha këto tri vepra, dënueshmërinë më të lartë e kemi tek falsifikimi që shkon deri në katër vite burgim efektiv”, ka deklaruar Florim Shefqeti – Avokat.

Avokati Florim Shefqeti tregon se veprime të tilla kryhen nga grupe të organizuara.

“Ajo që ne rekomandojmë në këto raste është që të bëhet hetimi i zingjirit të kryerjes së këtyre veprave, sepse pothuajse në asnjë rast nuk mund të ketë person që bënë falsifikimin dhe i njëjti që ta bëjë përdorimin e atij dokumenti. Prandaj, në secilin rast këtu kemi grup dhe në secilin rast do të duhej të hetohej rrjedha e këtyre dokumenteve dhe përdorimi i tyre”, ka shtuar Florim Shefqeti – Avokat.

Në gjithë këtë situatë, vlerësohet se dëmtohet edhe imazhi i shtetit të Kosovës.

“Këto veprime sigurisht që do të dëmtojnë shumë imazhin e Kosovës dhe do të reflektojnë mungesën e efikasitetit të institucioneve të Kosovës, siç janë policia e Kosovës, institucionet e tjera të drejtësisë, të cilat duket se nuk kanë qenë mjaftueshëm efikase në parandalimin e këtyre veprave”, ka theksuar Bedri Elezi – Ekspert i sigurisë.

Policia e Kosovës nuk ka njoftuar për numrin e saktë të rasteve të tilla, por ka bërë apel që të ndërpritet ushtrimi i kësaj vepre penale.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika