Arrestohen pesë persona të dyshuar për përfshirje në trafikim me armë

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimet për trafikim me armë. Në një komunikatë të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, u tha se operacioni u krye në rajonin e Mitrovicës Jugore dhe Prishtinës, i cili ka përfshirë pesë lokacione të ndryshme, ku ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për trafikim me armë.

“Të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 277, lidhur me veprat penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366”, thuhet në komunikatë.

May be an image of 3 people

Në komunikatë thuhet se janë sekuestruar 20 armë AK47, 20 karikatorë, dy automjete, gjashtë telefona, si dhe dokumente relevante për rastin.

“Gjatë operacionit janë arrestuar pesë (5) persona me inicialet S. S., S. S., E. Xh., Sh. D. dhe Sh. J., si dhe gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale, janë sekuestruar:

njëzetë (20) armë (AK-47),

njëzetë (20) karikatorë AK 47,

dy automjete,

gjashtë (6) telefona si dhe

dokumente relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kompetent, pesë të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

No photo description available.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika