Shënohet 42-vjetori i njësitit special “Tigri” në Maqedoni, ende asnjë shqiptar pjesë e tij

42 vjet pas themelimit, Njësitit special anti-terrorist i policisë “Tigrat”, vazhdon të mbetet pa asnjë polic shqiptar

42 vjet pas themelimit, Njësitit special anti-terrorist i policisë “Tigrat”, vazhdon të mbetet pa asnjë polic shqiptar.

Partitë shqiptare në pushtet heshtin për këtë fakt, ndërsa funksionarët thonë se deri më tani asnjë kandidat nuk ka kaluar të gjitha nivelet testet fizike.

Në prononcimin e fundit për Alsat, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, deklaroi se në konkursin e fundit të vitit të kaluar, ka pasur një kandidat shqiptar i cili nuk ka kaluar pasi nuk ka ditur të notojë.

“Kemi, çdo vit hapim shpallje të tillë, do u tregoj për shembull për shpalljen e fundit që u publikua vitin e kaluar nga NJS “Tigër”. Nga të gjithë kandidatët që u paraqitën të jenë pjesë e NJS “Tigër” kishte një të nacionalitetit shqiptar, i cili i filloi kontrollet dhe erdhi deri në momentin e kontrolleve preliminare, por pasi nuk dinte not nuk mund të vazhdonte më tej”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski theksoi se në këtë njësi elitare nuk është me rëndësi përkatësia e etnike e policëve por përgatitja e tyre. Në ceremoninë e sotme në të cilën u shënua 42 vjetori i themelimit të “Tigrave”, nuk mori pjesë asnjë nga funksionarët e lartë politik shqiptar.

I pranishëm ishte vetëm zv.drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare Arif Asani. Në ceremoni, përveç komandantit të njësisë, Dragan Pokopovski, folën edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski si dhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika