Dialogu Kosovë – Serbi, Escobar takohet me Osmanin

Ka filluar të mbahet takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të ShBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, më 17 mars 2023, foto RFE.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, do të zhvillojë takime me liderët shtetërorë të vendit.

Ai është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Më pas, Escobar do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe takimi tjetër do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këto takime mes emisarit amerikan dhe udhëheqësve institucionalë të Kosovës zhvillohen një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, më 17 mars 2023.

Në këtë rund bisedimesh, palët pritet të bisedojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Kosova dhe Serbia e kanë pranuar këtë propozim më 27 shkurt.

Escobar do të jetë i pranishëm në takimin e Ohrit në cilësinë e vëzhguesit.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Prishtinë vjen pasi ai qëndroi dy ditë në Beograd të Serbisë. Atje, ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Gjatë konferencës në Beograd, Escobari u bëri thirrje palëve nga Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive dhe fleksibile gjatë takimit në Ohër.

Në propozimin evropian për normalizim, të pranuar nga Kosova dhe Serbia, që përbëhet nga 11 nene, nuk janë përmendur në mënyrë eksplicite as marrëveshjet për themelimin e Asociacionit, e as njohja e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika