Lirohet nga burgu lehona në Shkodër, u arrestua tetë ditë pas lindjes së fëmijës për një gjobë të papaguar

Gjykata liron nga qelia nënën lehonë, duke vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg. Diana Kolaveri Hoshi, e arrestuar tetë ditë pas lindjes së një fëmije, nuk do të lërë më të vetme foshnjën e porsalindur

Është liruar pas dhjetë dite qëndrimi në burg, nëna lehonë, Diana Kolaveri Hoshi, me vendim të menjëhershëm të Gjykatës, pasi kishte një gjobë të papaguar.

Në gjykatë u tha se ajo ishte arrestuar për shkak se zyra e përmbarimit nuk e ka gjetur dhe nuk kishte shlyer gjobën që duhet të paguante.

Për këtë arsye, Prokuroria ka vënë në lëvizje gjykatën për të bërë konvertimin e gjobës në burg, vendim që është ekzekutuar më 7 mars.

Avokati i gruas tha para se të merrej vendimi se kërkonte shtyrjen e afatit të ekzekutimit, deri sa fëmija të bëhej 1 vjeç, por edhe pezullim të vendimit të dënimit me burg.

Anton Kosteri, avokati i Diana Kolaveri Hoshi, ka thënë se “Në 2020 u dënua me 250 mijë lekë gjobë, e cila nuk u ekzekutua sepse e pandehura nuk u gjet. Ky vendim u konvertua me dënim 50 ditë. Ky vendim u ekzekutua më 7 mars. Diana sapo kishte lindur një fëmijë, i cili ishte 10 ditësh. Kemi bërë kërkesë të shtyhet afati i ekzekutimit të vendimit deri sa fëmija të bëhet 1 vjeç. Dhe të pezullohet ekzekutimi. Kemi depozituar kërkesë për rivendosje në afat për të kundërshtuar vendimin e 2020. Kërkoj në emër të fëmijës 20 ditësh lirimin e nënës së saj dhe pezullimin provizor të vendimit”.

Pesë vite pasi ishte divorcuar me burrin e parë, sapo u martua me të dytin, Dianën e paditi në prokurori ish-bashkëshortin me akuzën se ka braktisur fëmijën e martesës së parë.

Në përfundim të gjyqit, për të cilën, pretendohet se gruaja nuk kishte dijeni për procesin, ajo u dënua me një gjobë monetare, e cila pasi nuk u pagua dhe u konvertua në dënim me burgim 50 ditë.

Ndërsa, më 16 mars, Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka filluar me debat për nënën që u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Opozita kërkoi që të lirohet nga burgu sa më shpejt dhe të rikthehet tek familja e saj.

Ndërkohë, edhe ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se duhet të përshpejtohen procedurat që të shkojë pranë foshnjës.

Ajo kritikoi ashpër gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe pati një vendim për deputetët e opozitës, të cilëve u kërkoi të mos e kthenin çështjen në debate politike sa për të pasur një argument.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika