Prokuroria jep detaje pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur

"Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t'i ndriçuar rrethanat", kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, për rastin tragjik në Prishtinë, ku ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, ku një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy persona të tjerë të lënduar, nga goditjet me një mjet të mprehtë.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka bërë të ditur për RTV Dukagjini se Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat, dhe se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitet e tjera relevante.

Ulaj ka theksuar se prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Pokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduskion, derisa në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, ka bërë të ditur Ulaj.

Ndryshe, të shtunën, një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Portalin Dukagjini ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një hotel lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar nga goditjet me një mjet të mprehtë.

Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika