Haradinaj nga Zvicra: Çdo kauzë kombëtare dhe nismë shtetërore lidhet me mërgimtarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Zvicër ka thënë se "secili rrugëtim i vendit, secila kauzë kombëtare dhe nismë shtetërore lidhet me burrat dhe gratë që ishin në mërgim"

Pamje nga vizita e Haradinjat tek mërgimtarët në Zvicër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Zvicër dhe atje është pritur nga bashkatdhetarët në këtë shtet.

Haradinaj ka thënë se nga afër ka parë suksesin që kanë shënuar shqiptarët nga trevat shqiptare që jetojnë në Zvicër dhe veprojnë atje.

“Sonte u ndjeva jashtëzakonisht mirë tek Familja Lika, ku së bashku me kolegë deputetë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, patëm rastin të shohim për së afërmi suksesin e tyre dhe suksesin e shumë shqiptarëve nga të gjitha trojet, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka shtuar se çdo rrugëtim dhe secila kauzë kombëtare lidhet me burrat dhe gratë që ishin në mërgim.

“Ëndrra dhe brenga e secilit mërgimtar është atdheu, është e ardhmja e shtetit dhe kombit tonë. Secili rrugëtim i vendit, secila kauzë kombëtare dhe nismë shtetërore lidhet me burrat dhe gratë që ishin në mërgim”, ka shtuar tutje ai.

“Më vjen mirë që sot po shoh shumë të rinj, të cilët kanë arritur majat e suksesit, si në ekonomi, gastronomi, mjekësi, shkencë e në të gjitha fushat. Sonte, më bëtë krenar mua, kombin dhe gjithë Kosovën. Faleminderit për mikpritje”, ka përfunduar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika