“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje intensive për duelet e këtij muaji

Kombëtarja e Kosovës në futboll po përgatitet intensivisht për dy sfidat e këtij muaji në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024

Kombëtarja e Kosovës në futboll po përgatitet intensivisht për dy sfidat e këtij muaji në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

“Dardanët” më 25 mars në Tel Aviv do të përballen me Izraelin, derisa tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri”  i bëjnë “konak” Andorrës.

“Dardanët” do të vazhdojnë stërvitjen intensive në ditën e tyre të tretë, ndërsa ekipi u kompletua nga futbollistët vetëm dje, në ditën e dytë të tyre.

Përzgjedhësi Giresse gjatë të mërkurës së 22 marsit ka planifikuar dy seanca stërvitore.

E para do të mbahet në Hajvali, në orën 10:30, derisa seanca e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.

Kosova do të ushtrojë edhe të enjten në Kosovë, ndërsa të premten pritet ta marrë rrugën drejt Izraelit, ku do ta zhvillojë një seancë të lehtë stërvitore para përballjes me vendësit të shtunën nga ora 18:00.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika