Policia dhe Prokuroria e cilësojnë vrasje, dyshohet për hakmarrje

Sali Salihu të dielën rreth orës 18:00 është gjetur i vdekur afër shtëpisë ku jetonte deri para 30 viteve, në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës. Policia dhe Prokuroria rastin e kanë cilësuar “vrasje” por që deri më tani nuk ka të arrestuar. Familja e ngushtë por as fqinjët nuk pranuan të flasin për rastin, por RTV Dukagjini mëson se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive të hakmarrjes për një rast të para tri dekadave

Nga skena e krimit është tërhequr trupi i pajetë, ndërkaq kanë mbetur gjurmët e pranisë së Policisë dhe vizitave të pazakonta në një vendbanim jo fort të frekuentuar.

Në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, vend në të cilin të dielën rreth orës 18:00 u krye një vrasje.

Familja e Sali Salihut ka tri dekada që është shpërngulur nga këtu. Ndërkaq banorët lokal përpos që e konfirmuan që i njohin nuk pranuan të flasin lidhur me rastin.

As për ndonjë problem të mundshëm të kësaj familje ose vetë të vrarit me dikë tjetër, banorët nuk kanë pranuar të flasin.

Megjithatë RTV Dukagjini mëson se vrasje dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, për një rast që dyshohet se ka ndodhur tri dekada më parë.

Përkundër interesimit për të marrë një qëndrim të familjes, të njëjtit nuk pranuan të flasin para kamerës, për rastin të cilin Policia e ka cilësuar vrasje.

“VRASJE”, Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë rastin e kualifikon “vrasje” ndërsa tregon se trupi i pajetë i Sali Salihut është dërguar për obduksion.

“… me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast. Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”, thuhet nga Prokuroria.

Varrimi i Salihut sipas lajmërimeve në faqet lokale të qytetit bëhet nesër nga ora 15:00, në varrezat e fshatit ku u gjet i vdekur.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika