Jashari: Rugova ka bërë gabime në raport me UÇK-në, s’e ka njohur si ushtri çlirimtare

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në “Debat Plus”, ka thënë se ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova, ka bërë gabime në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, Rugova nuk e ka njohur atë si ushtri çlirimtare dhe se po ashtu, ka pasur edhe ofendime duke e quajtur dorë të zgjatur të Serbisë.

“Mendoj që Rugova ka bërë gabime në raport me UÇK-në sepse në radhë të parë nuk e ka njoftë si ushtri çlirimtare, madje ajo politika e asaj kohe ka pasur ofendime për grupet e para, që kishim kriju rezistencën aktive, përkundër asaj pasive. Shpeshherë na kanë quajtur dorë e zgjatur e Serbisë që mendoj se ka qenë gabim i madh”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika