Petkoviq pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur

Petar Petkoviq

“Kosova dhe Serbia janë pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur”.

Kështu është bërë e ditur në deklaratën e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas takimit trepalësh në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet, dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviq, raporton REL.

Po ashtu, palët janë pajtuar që takimi i radhës të mbahet më 22 prill, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë takim të radhës, sipas Petkoviqit, do të miratohet zyrtarisht teksti i deklaratës për personat e pagjetur, për tekstin e së cilës, ai tha se palët janë pajtuar në Bruksel.

Bislimi tha gjithashtu se është diskutuar për çështjen e riregjistrimin të veturave me targa KM në RKS, duke thënë se “kemi raportuar që deri në fillim të marsit ka pasur një zhvillim të mirë, por pas kërcënimeve dhe djegieve të veturave, nuk ka pasur vetura të regjistruara”.

Lidhur me këtë temë, Petkoviq tha se ka vënë në dukje shkeljen e marrëveshjes për targa.

“Ne dolëm me propozime konstruktive, Prishtina tani për tani ka refuzuar. Gjëja më e rëndësishme është të insistojmë në mënyrë paqësore”, shtoi ai.

Petkoviq tha se është biseduar edhe për formimin e Asociacionit me shumicë serbe.

“Pas kaq vitesh, sot diskutuam për herë të parë hapat më konkretë për formimin e Asociacionit në kuadër të takimit tripalësh. Më saktësisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues e në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, është e qartë se hapi i parë është prezantimi i statutit”, shtoi Petkoviq.

Ai shtoi se ka pasur bisedime edhe për energjetikën, dhe se është rënë dakord që bisedimet e mëtutjeshme të zhvillohen me KEDS-in për shërbimet e distribucionit.

 

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika