Koha për “El Clasico”

Dy rivalët e vjetër do të takohen përsëri.

Sytë e tifozëve të futbollit sonte do të jenë në “Camp Nou”.

Me fillim nga ora 21:00 aty do përballen Barcelona – Real Madrid, në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Por në këtë “El Clasico” , katalunasit janë të veshur me petkun e favoritit.

Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez ka triumfuar në tri nga po aq përballjet e fundit ndaj madrilienëve.

Teksa, rezultati 1-0 nga ndeshja e parë dhe fakti që luajnë si vendës e shton edhe më shumë optimizmin në kampin katalunas.

Në këtë takim, Barça hyn me mungesat e Dembeles, Pedrit, De Jong dhe Christensen që vazhdojnë të jenë të lënduar. Ndërsa, te mysafirët mungon vetëm Mendy.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika