Osmani: S’ka gjë më të dhimbshme se kur një shoqëri humb besimin në drejtësi

"S’ka gjë më të dhimbshme dhe më dëshpëruese për një shoqëri sesa të humbë besimin në drejtësinë dhe etikën e ligjit. Edhe kur e tashmja mund të sfidohet nga padrejtësia koha e gjen gjithnjë mënyrën e vet për ta sjellë përfundimisht drejtësinë në vend", kështu ka thënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të konferencës “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”

FOTO: EO

“S’ka gjë më të dhimbshme dhe më dëshpëruese për një shoqëri sesa të humbë besimin në drejtësinë dhe etikën e ligjit”.

Kështu është shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, që u organizua me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës nga Grupi për Ballkan.

Megjithatë, e para e shtetit ka thënë se një gjë është e sigurt, se “edhe kur e tashmja mund të sfidohet nga padrejtësia, koha e gjen gjithnjë mënyrën e vet për ta sjellë përfundimisht drejtësinë në vend”.

“Derisa po e festojmë këtë 15-vjetor shpreh gatishmërinë si presidente e Republikës për të vazhduar që të jemi së bashku në zbatim të Kushtetutës së vendit dhe mbi të gjitha në shërbim të vendit tonë, ashtu siç kërkon Kushtetuta dhe ashtu siç kam vepruar që nga dita e parë”, ka theksuar presidentja Osmani, shkruan Rtk.

Në këtë konferencë është prezantuar raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës & Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika