Tesla paditet për shkelje të privatësisë së klientëve

Një pronar i një veture Tesla në Kaliforni, e ka ngritur një padi grupore ndaj prodhuesit të veturave elektrike, duke e akuzuar atë për shkelje të privatësisë së klientëve

Automjetet Tesla shfaqen në një qendër shitjesh dhe shërbimi në Vista, Kaliforni, SHBA, 3 qershor 2022. REUTERS

Një pronar i një veture Tesla në Kaliforni, e ka ngritur një padi grupore ndaj prodhuesit të veturave elektrike, duke e akuzuar atë për shkelje të privatësisë së klientëve, raportoi të dielën Reuters.

Padia në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Distriktin Verior të Kalifornisë ndodhi pasi Reuters raportoi të enjten se grupe punonjësish të Teslas shpërndanë privatisht përmes një sistemi të brendshëm mesazhesh, video dhe imazhe të regjistruara nga kamerat e veturave të klientëve midis viteve 2019 dhe 2022.

Padia, e ngritur nga Henry Yeh, një banor i San Franciskos, i cili zotëron Modelin Y të Teslas, pretendon se punonjësit e kësaj kompanie ishin në gjendje t’i përdornin imazhet dhe videot për “argëtimin e tyre pa shije dhe poshtërimin e atyre që ishin regjistruar në mënyrë të fshehtë”.

Në padi thuhet se sjellja e Teslës është skandaloze dhe shumë fyese.

Padia i kërkon gjykatës të urdhërojë Teslan të marrë përgjegjësi për sjelljen e saj të gabuar, duke përfshirë shkeljen e privatësisë së klientëve dhe të tjerëve, dhe të rikuperojë dëmet aktuale dhe ndëshkuese.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika