Kurti: Kosova i ka kryer detyrat e saj për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një  konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku ka kërkuar bashkëpunim për liberalizimin e vizave nga Gjermania, dhe se llogarit në këtë të fundit për anëtarsimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE)

Albin Kurti

I pari i qeverisë kosovare, Albin Kurti, ka thënë se, Kosova i ka përmbushur të gjitha kritert e saj sa i përket liberalizimit të vizave, por edhe ka kujtuar se kanë kaluar katër vjet nga hera e dyt kur është dashur të  miratohet lëvizja e lire për qytetarët e Kosovës.

“Mjaft është mjaft edhe është koha që kjo çështje të  vendoset për vendimmarrje në Këshillin e Bashkimit Evropian(BE), pasi Kosova i ka përfunduar detyrat e saj, tani është radha që edhe BE-ja t’i përfundojë detyrat e saj” ka thënë, Albin Kurit.

Poashtu, Kurti ka treguar për planet e Qeverisë së Kosovës, ku ka thënë se janë duke u bërë gati që të aplikojnë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe për këtë llogarisinin në mbështetjen e Gjermanisë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

“Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë zëvendësimi  për anëtarësim në BE, por është vetëm përshpejtimi. Po ashtu, ne e mbështesim tregun rajonal, i cili ndodhet brenda procesit të Berlinit edhe rregullave të Bashkimit Evropian, që është gjithëpërfshirës dhe i ka katër liritë” ka thënë Kurti.

Poashtu, Kurti ka bërë të ditur se Kosova, është duke u përgatitur për dialogun me Serbin, duke bërë gati disa propozime ku disa prej tyre i shpalosi edhe në këtë konferencë.

“Dialogu duhet të jetë dialog me njohje reciproke në qendër. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund. Jemi të përkushtuar që të ecim shpejt”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, dialogu me Serbin, nuk është duke vazhduar pasi, vendimi Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e reciprociteti ka bërë që të ndalët ky dialog i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika