Vazhdon dëgjimi i dëshmitares së parë në Hagë në seancë të mbyllur

Edhe të enjten është duke vazhduar në seancë të mbyllur dëshminë e saj dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë

Foto nga arkivi

Të enjten, në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke vazhduar dëshminë e saj dëshmitarja e parë.

Me kërkesë të prokurorit të ZPS-së, seanca e dëgjimit të dëshmitares është mbyllur për publikun.

Ndryshe, të mërkurën e të martën, dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vazhduar dhënien e dëshmisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes.

Po ashtu, dëshmitarja u është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, e që po ashtu ka qenë seancë e mbyllur.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi më tre prill të këtij viti.

Ata po qëndrojnë në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta, siç janë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika