Zhvillohet programi trajnues i instruktorëve të FSK-së nga ekspertët gjermanë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është duke u zhvilluar programi trajnues për instruktor të FSK-së në kategorinë C nga ekspertët gjermanë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është duke u zhvilluar programi trajnues për instruktor të FSK-së në kategorinë C nga ekspertët gjermanë.

“Gjatë dy javëve instruktorët e KDS-së, nën trajnimin dhe mentorimin e oficerëve gjerman zhvilluan trajnimin në mirëmbajtjen, vozitjen dhe licencimin për kategorinë C të instruktorëve të FSK-së”, njofton Mehaj.

Ministri Mehaj është shprehur se bashkëpunimi i FSK-së me Ushtrinë Gjermane po vazhdon në ndërtimin e kapaciteteve logjistike dhe edukimit profesional për autoshkollën e FSK-së, në mbështetje me pajisje dhe ekspertizë.

“Këshilltari Gjerman Rreshter Major Stefan Stieber në kuadër të FSK-së, është më meritori për koordinimin dhe mbështetjen profesionale dhe ndërtimin e aftësive ushtarake në drejtimin e automjeteve në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe kategoritë e automjeteve të blinduara”, thuhet tutje në njoftimin e Mehajt.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika