Pas kalimit të fazës së parë, cilët janë​ hapat e radhë​s të Kosovës drejt anëtarësimit në KiE – flet Kryeziu

Leonora Kryeziu nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) e ka quajtur hap të rëndësishëm vendimin e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës (KiE) që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të KiE-së kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini, Kryeziu ka thënë ani pse ende ka mjaft hapa në përmbylljen e anëtarësimit të Kosovës si anëtare e plotë në KiE kjo ka qenë sfida e parë e rëndësishme për të kaluar tutje.

“Ka ende mjaft rrugë për ti dhënë dritën e gjelbër për të vazhduar në rrugën e integrimeve të saja evropiane. Kjo ka qenë sfida e parë për të kaluar tutje. Rasti i Kosovës ka qenë më unik për faktin se Kosova ka pasur sfidë së pari nga pesë vendet mosnjohëse, kjo e ka bërë në vetvete më sfiduese, është dashur shumë punë, lobim”, ka thënë ajo.

Se sa është kjo çështje e ndërlidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Kryeziu ka thënë se përparimi në kuadër të dialogut u ka japur një fuqi kushtëzuese vendeve të tjera që të shfrytëzojnë aplikimin e Kosovës si presion.

Cilat janë hapat e radhës?

Kryeziu ka bërë të ditur se ajo që pritet të ndodhë tash është emërimi i dy ekspertëve nga Byroja e Asamblesë Parlamentare.

Ajo ka thënë se Asambleja Parlamentare do ta trajtojë çështjen e Kosovës tashmë se sa i përmbush kërkesat, sa i zbaton të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit e shumë të tjera.

“Ka çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, janë çështje që do ti analizojnë, do të kalojnë në dy komitete”, teksa ka shtuar se institucionet janë përgjegjëse për implementimin e politikave ndërsa ata tashmë do të kthehen do të shohin sa po zbatohen në praktikë.

Ajo ka theksuar se nëse Kosova krahasohet me vendet e tjera të rajonit qëndron shumë më mirë se vendet anëtare në kohën kur janë anëtarësuar në KiE.

Ndërsa sa pritet të zgjasë procesi, Kryeziu ka thënë se nuk pritet të jetë proces i shkurtër.

“Nuk do të jetë një proces i shkurtër, procedura më e shpejtë që ka ndodhë ka qenë Mali i Zi ka qenë më specifik, varet edhe prej nesh se sa, nuk do të jetë rrugë e lehtë për Kosovën, Kroacisë diku 5-7 vite, mirëpo kanë qenë kohëra të tjera kontekste të tjera”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika