Kurti takohet me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon

Kryeministri Kurti gjatë kësaj të premteje është takuar me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon

Kryeministri Kurti dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon

Gjatë qëndrimit të tij në Korenë e Jugut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Japoni i cili mbulon edhe Korenë e Jugut, Sabri Kiçmari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka takuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

“Në takim u fol për rolin që z. Ban Ki-moon kishte në procesin e shpalljes Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërkohë që Kryeministri e njoftoi atë në lidhje me arritjet dhe zhvillimet në Kosovë që prej atëherë, e veçanërisht së fundmi”, njofton Kryeministria.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ka thënë se në dy vitet e fundit Kosova ka shënuar zhvillim ekonomik dhe progres demokratik, që është njohur dhe vlerësuar edhe nga raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare.

“Më tutje kryeministri Kurti e ka njoftuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për procesin e integrimit të Kosovës në BE, kalimin me sukses të hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, njofton tutje Kryeministria.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe vizitën e tij.

Ai u shpreh se i gëzohet zhvillimeve pozitive në Kosovë dhe është i interesuar që në një moment të volitshëm të vizitojë rajonin për të parë nga afër zhvillimet pozitive.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika