Programi Botëror i Ushqimit pezullon ndihmën për palestinezët

Më së shumti do të preken familjet në Gaza, ku pasiguritë ushqimore dhe varfëria, janë në nivelet më të larta

Programi Botëror i Ushqimit – agjenci e Kombeve të Bashkuara – do të pezullojë ndihmat ushqimore për mbi 200.00 palestinezë, nga muaji i ardhshëm, për shkak të shkurtimit të madh buxhetor, ka thënë një zyrtar i grupit për territoret palestineze.

“Për shkak të shkurtimeve të mëdha buxhetore, Programi është detyruar të bëjë zgjidhje të vështira për koncentrim të burimeve”, ka thënë Samer Abdeljaber, drejtor i organizatës për territoret palestineze.

Më së shumti do të preken familjet në Gaza, ku pasiguritë ushqimore dhe varfëria, janë në nivelet më të larta.

Kjo agjenci u ka ofruar palestinezëve një ndihmë mujore prej 10 eurosh, si dhe ushqime tjera.

Me shkurtimet buxhetore, do të preken të dyja programet.

Gaza, e cila është udhëhequr nga grupi islamist Hamas, prej vitit 2007, është shtëpi e 2.3 milionë banorëve.

Prej tyre, 45 për qind janë të papunë, dhe 80 për qind varen nga ndihmat ndërkombëtare, ka thënë OKB-ja.

Duke përmendur shqetësimet për sigurinë, Izraeli e ka vendosur një bllokadë ndaj palestinezëve, duke e vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Agjencia e OKB-së ka thënë se do të vazhdojë të ndajë ndihma për 140.000 njerëz në Gaza dhe Bregun Perëndimor, mirëpo nëse nuk do të ketë fonde tjera në të ardhmen, ajo do të mund të pezullojë të gjitha ndihmat në gusht.

Palestinezët kanë protestuar ndaj këtij vendimi, me thirrjet “Jo varfërisë”./REL

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika