Kurti në takim me Billing, e njofton në lidhje me vizionin e tij për Asociacionin sipas modelit kroat

"Kryeministri Kurti e njoftoi znj, Billing për takimin e nivelit të lartë të javës së kaluar, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, edhe për vizionin e propozuar në atë takim, sipas modelit kroat, përkitazi me nenin 7 të Marrëveshjes Bazike", thuhet në njoftimin e ZKM-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka takuar drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar, Victoria Billing, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe nga ish-ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Denis Keefe.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet në rajon dhe marrëdhëniet me Serbinë, siç thuhet, me theks te zbatimi i Marrëveshjes bazike të arritur më 27 shkurt në Bruksel.

“Kryeministri Kurti e njoftoi znj. Billing për takimin e nivelit të lartë të javës së kaluar, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, edhe për vizionin e propozuar në atë takim, sipas modelit kroat, përkitazi me nenin 7 të Marrëveshjes Bazike. Ai theksoi se Marrëveshja duhet të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime, dhe se Republika e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar palë e përgjegjshme, konstruktive dhe kreative”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, takim ky i cili filloi me urimin e kryeministrit Kurti për Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

 

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika