Bastisje për fajde në shtatë lokacione, arrestohen 4 burra

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se nga ky operacion janë sekuestruar vetura, armë zjarri dhe jo vetëm. Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Katër burra janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes së shtatë lokacioneve në Podujevë, Vushtrri e Lipjan.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se nga ky operacion janë sekuestruar vetura, armë zjarri dhe jo vetëm.

“Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika