Pahor: Serbia të kthehet nga Evropa, Kosova ta ofrojë një lloj Asociacioni

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se Serbia duhet të zgjedh në mes të Evropës dhe Rusisë. Po ashtu, sipas tij, Kosova duhet ta ofrojë një lloj Asocaicioni

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se Serbia duhet të zgjedhë në mes të Moskës dhe Bashkimit Evropian. Sipas tij, nëse Serbia e zgjedh Rusinë, rajoni do të përballet me jostabilitet dhe pasiguri.

Ai u shpreh se kjo është në dorën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili duhet të vendosë se në cilën anë dëshiron të jetë.

Nëse Serbia e zgjedh anën e Rusisë, sipas tij nuk do të jetë mirë edhe për Kosovën.

“Në fund gjithçka do të varet nga Vuçiq, a dëshiron të jetë në anën e Evropës apo në anën e Moskës. Nëse vendimi i tij është të jetë në anën e Moskës, nuk do të jetë një vendim i mirë final për Kosovën. Por nëse shkon nga Evropa, herët ose vonë do të ketë kompromis të mirë që do të ofrojë një pavarësi diplomatike”, ka thënë ai.

Por, sipas tij, kjo është edhe në dorën e BE-së, që ta intensifikojë procesin e integrimit.

“Nëse Serbia e zgjedh Rusinë, në vitet e ardhshme do të përballemi me jostabilitet dhe pasiguri në të gjithë rajonin. Nuk është vetëm në dorën e Serbisë të vendosë, është edhe në dorën e BE-së, shpresoj që Brukseli ta intensifikojë procesin, kjo është çështje gjeopolitike, nuk është vetëm çështje teknike për ta zgjeruar BE-në”, ka thënë ai.

Pahor, po ashtu, tha se e përkrah dialogun Kosovë – Serbi, dhe se pret që Kosova të ofrojë një lloj Asociacioni, në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel e në Ohër.

“Është në anën e Kosovës ta ofrojë në Bruksel marrëveshjen për Asociaiconin. Mendoj se puna është kryer, është nënshkruar, i takon Kosovës tash të ofrojë. Një lloj Asociacioni duhet të jetë aty, sepse në këtë rast besimi në mes të Kosovës dhe Serisë do të jetë më i madh”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika