Kurti pret në takim komisionerin Varhelyi

Ky takim është duke u zhvilluar në ambientet e objektit të Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Ky takim është duke u zhvilluar në ambientet e objektit të Qeverisë së Kosovës.

Paraprakisht, Varhelyi është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se janë duke punuar dhe forcuar bashkëpunimin me BE-në dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Vendi ynë që nga fillimi i luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës ka vendosur sanksione dhe ka ofruar ndihmë dhe do të vazhdojë përpjekjet tona për ta mbrojtur demokracinë dhe vlerat që na bashkojnë”, ka deklaruar Osmani gjatë konferencës për media.

“Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër, por angazhim i të gjithë liderëve institucionalë dhe i punës sime si presidente e [Kosovës]”

“Angazhimi ynë për ta forcuar Policinë dhe institucionet e tjera janë tejet të rëndësishme, por edhe prioritet i institucioneve tona, në këto përpjekje të përbashkëta BE-në ka përkushtimin tonë të plotë”.

Sipas saj, Kosova nga janari i vitit 2024 do të udhëtojë pa viza pas liberalizmit të vizave.

“A siç e dini pas vonesave të gjata e të padrejta Kosova, do të jetë më afër BE-së nga janari i vitit tjetër, sepse më në fund do të hyjë në fuqi vendimi për vizat”, ka thënë Osmani.

“Mbes në shpresë që ky angazhim të jetë më proaktiv nga ana e parterëve tanë evropianë”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika