Gecaj nga Parlamenti Studentor: Ka filluar njëlloj degradimi dhe politizimi në UP

Anëtari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Arbër Gecaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shkarkimin e ish-rektorit Naser Sahiti, duke e cilësuar atë si diçka shumë të ngutshme dhe të dëmshme.

Ai ka thënë se tashmë ka filluar njëlloj degradimi dhe politizimi në Universitetin e Prishtinës, dhe, sipas tij, edhe zgjedhja e Këshillit Drejtues ka pasur ndërhyrje direkte të politikës, veçanërisht nga Qeveria e vendit.

Gecaj ka theksuar se anëtarët e Këshillit Drejtues janë zgjedhur në një formë që favorizon partinë në pushtet, duke pasur ndikim direkt mbi zgjedhjen e tyre.

“Ne e kemi vlerësuar atëherë se ka qenë diçka shumë e ngutshme dhe shumë e dëmshme shkarkimi i ish-rektorit Naser Sahiti të Universitetit të Prishtinës (UP). Por që këtu mund të flas se si student dhe dëshmitar nga brenda se si ka filluar njëlloj degradimi dhe politizimi në UP. Unë nuk po them që nuk ka pasur. Por, në rastin për Këshillin Drejtues se si është zgjedhur aty, dihet se ka pasur një ndërhyrje direkte të politikës, tashmë të Qeverisë”, është shprehur ai.

Sipas tij, pas ardhjes së anëtarëve të preferuar nga partia në pushtet, rektori Sahiti u shkarkua menjëherë, duke krijuar një situatë të pakëndshme në Universitetin e Prishtinës.

Gecaj ka shprehur bindjen se gjatë kohës së shkarkimit të rektorit, situata ishte tepër e vështirë dhe e polarizuar, jo vetëm te profesorët, por edhe te studentët.

“Domethënë janë zgjedhur në një formë ata të preferuarit e partisë në pushtet. Dhe të cilët menjëherë kur kanë ardhur kanë shkarkuar rektorin dhe ishte krijuar një situatë e pakëndshme  në UP. Dhe, besoj që ka qenë tejet e vështirë në atë kohë që të gjendet një figurë që ta destabilizojë atë situatë që ka qenë tejmase e polarizuar, jo vetëm te profesorët, por edhe te studentët”, ka deklaruar tutje Gecaj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika