Tensionet në veri, Blinken i bën thirrje Kurtit “të ndalojë menjëherë masat e dhunshme”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënaur veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë mënjëherë këto “masa të dhunshme”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Blinken kërkoi nga Kurti të ripërqendrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Gjithashtu, edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës.

Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Speciale, ka asistaur e tyre për të krijuar kushte që kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan, të hyjnë në objektet komunale.

Atyre i është mundësuar hyrja pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Kosovës, ku edhe i kanë shpërndarë protestuesit. Gjatë ndërhyrjes ka pasur rezistencë nga grupet serbe, madje ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e përplasjeve me protestues, disa policë të Kosovës janë lënduar lehtë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika