Oleksiy Danilov: Kundërofensiva e Ukrainës ‘gati për të filluar’

Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmimin e saj të shumëpritur kundër forcave ruse, ka thënë një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në vend, për BBC.

Oleksiy Danilov nuk përmendi një datë, por tha se një aksion për të rimarrë territorin nga forcat pushtuese të presidentit Vladimir Putin mund të fillojë “nesër, pasnesër ose pas një jave”.

Sipas tij, situate e tanishme paraqet një “mundësi historike”, të cilën Ukraina nuk mund ta humbë.

Si sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Danilov është në zemër të kabinetit de facto të luftës së presidentit Volodymyr Zelensky.

Intervista e tij e rrallë me BBC-në u ndërpre nga një mesazh telefonik nga presidenti Zelenskyy duke e thirrur atë në një takim për të diskutuar kundër ofensivës.

Gjatë intervistës, ai konfirmoi gjithashtu se disa forca mercenare Wagner po tërhiqeshin nga qyteti i Bakhmut, vendi i betejës më të përgjakshme të luftës deri më tani – por ai shtoi se ata “po rigrupoheshin në tri vende të tjera” dhe se “një gjë e tillë nuk nënkupton që ata do të ndalojnë së luftuari”.

Danilov tha gjithashtu se ishte “absolutisht i qetë” në lidhje me fillimin e Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi, duke thënë: “Për ne, nuk është një lloj lajmi”.

Ukraina ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Ndërkohë, forcat ruse kanë përgatitur mbrojtjen e tyre.

I pyetur nëse forcat e armatosura ukrainase ishin gati për ofensivën, ai u përgjigj: “Ne jemi gjithmonë të gatshëm. Njësoj siç ishim gati për të mbrojtur vendin tonë në çdo kohë. Dhe nuk është çështje kohe. Ne duhet të kuptojmë se atë mundësi historike që na është dhënë – nga Zoti – nuk mund ta humbasim ndaj vendit tonë, kështu ne mund të bëhemi vërtet një vend i pavarur dhe i madh evropian.”

Trupat ukrainase kanë kaluar muaj të tërë duke u trajnuar mbi pajisjet perëndimore.

Danilov hodhi poshtë sugjerimet se kundërofensiva kishte filluar tashmë, duke thënë se “shkatërrimi i qendrave ruse të kontrollit dhe pajisjeve ushtarake ruse” ishte detyrë e forcave të armatosura ukrainase që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

“Ne nuk kemi ditë pushimi gjatë kësaj lufte”, tha ai.

Ai mbrojti vendimin e ushtrisë së Ukrainës për të luftuar në Bakhmut për kaq shumë muaj, një betejë që ka kushtuar jetën e shumë prej ushtarëve të saj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika