Ministri Peci viziton kryetarin Atiq: I ofrova mbështetje të plotë për sfidat që e presin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të dielën e 28 majit e ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të dielën e 28 majit është takuar me kryetarin e ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Peci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se gjatë këtij takimi e ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për sfidat që kryetarin e presin.

“Sot në mëngjesin e hershëm kisha kënaqësinë që bashkë me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, të vizitoj Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, z. Erden Atiq. I ofrova mbështetje të plotë për sfidat që e presin”, shkroi Peci.

Ministri i këtij dikasteri ka theksuar se e gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumëetnike.

“Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumëetnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitete”, shtoi më tej ministri.

Ndryshe, këtë të diel Peci ka vizituar në zyrën e tij kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit. Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri Peci.

Ministri i Bujqësisë njofton se i kishte treguar kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionëshe për bujqësinë për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike.

Ministri Peci viziton kryetarin e komunës së Leposaviqit: I ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika